Ndoshta ka po aq mënyra të ndryshme për të interpretuar ëndrrat sa ka njerëz. Megjithatë, ka disa shpjegime që vlejnë për të gjitha ëndrrat. Nëse në ëndërr gjeni një portofol plot me para ose një kasafortë, bizhuteri, çdo gjë që ju lidh me pasurinë, kjo është një shenjë shumë e mirë. Në këtë mënyrë, universi po përpiqet t’ju tregojë se shumë shpejt do të jeni në rrugën që ju çon drejt lumturisë.

Është një shenjë e mirë nëse takoni një të huaj në ëndërr. Mund të jetë një mik i ri ose një shpirt binjak. Nëse një person nga një ëndërr ju bëri të ndiheni mirë, atëherë në realitet mund të shfaqet dikush shumë i rëndësishëm që do t’ju ndryshojë jetën. Nëse jeni pasagjer në një makinë, tren ose aeroplan kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon se ju presin vetëm ndryshime pozitive të jetës. Nëse jeni në rolin e shoferit, veçanërisht një makinerie që nuk e keni drejtuar kurrë, kjo tregon ndryshime pozitive. Universi po përgatit surpriza të këndshme për ju në të ardhmen e afërt. Nëse keni ëndërruar se po ecni në gjumë, kjo është një shenjë shumë e mirë. Do t’ju duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja, por mund të jeni të qetë sepse ato me siguri do të realizohen dhe do të shpërblehen në të ardhmen e afërt. Në filozofinë lindore, uji është një simbol i ndryshimit. Nëse keni parë në ëndërr një shatërvan, lumë ose ujëvarë, ose më mirë ujë që rrjedh, ose keni lundruar mbi të, kjo është një shenjë shumë e mirë. Do të thotë që jeni në rrugën e duhur, se keni marrë një vendim të mirë dhe se jeni gati për ndryshime. Shiu është gjithashtu një shenjë e mirë. Nëse keni ëndërruar se jeni lagur, vetëm gjëra të mira ju presin në periudhën e ardhshme.