Detaje të reja dalin në dritë nga aksioni i Policisë në qarkun e Durrësit për heqjen e kamerave të paligjshme. Sipas Policisë, personat të cilat janë nën hetim dhe që dyshohen se kanë lidhje me këtë janë disa emra të njohur, elementë të botës së krimit, mes të cilëve dhe kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj.

Për Shijakun:

Albert Muharremi vëllai “Rrumit”
Xhulio Vora
Astrit Balliu ( Avdyli)
Jasin Kala ( Avduli )
Altin Avdyli
Sajmir Gjepali

Për Durrësin:

Plarent Dervishaj
Dejvid Karaboja

Plarent Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teksa më vonë fitoi lirinë. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër.

Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë hequr 47 kamera të cilat sipas Policisë janë vendosur në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë autorizim. Aktualisht po kryhen hetime për të zbardhur të gjithë aktivitetin e grupeve kriminale, të cilat siç duket kanë survejuar me kamera pjesën më të madhe të territorit të Durrësit.