Një situatë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Luizi dhe Kejvina janë përballur në gjyq me urdhër nga produksioni në lidhje me situatën që ndodhi spektaklin e kaluar.

Bjordi ka qenë në rolin e gjyqtarit, Tea në rolin e avokatit të Kejvinës ndërsa Kiara u caktua të ishte avokatja e Luizit. Në një moment, e intimiduar gjatë gjithë kohës nga kërcënimet e Kejvinës, Kiara hoqi dorë nga roli që i ishte dhënë.

Ajo shkoi në dhomën e gjumit duke shpërthyer në lot. Kiara u shpreh se nuk do të ketë të bëjë me Kejvinën pasi ajo vazhdimisht e shantazhon ndërkohë që kujtoi edhe një situatë ditën e djeshme kur ajo e ka kërcënuar hapur për raportin e saj me Kristin.

“Po prekem sepse nëse ka një person që ka të drejtë dhe i thotë gjërat ashtu si i mendon jam unë. Nuk kam mbrojtur Luizin në këtë rast. Gjithmonë kam qenë pro gocave. Po japin mesazhe të gabuara për mua. Një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë dhe mua. Nuk dua të kemi të bëj fare me Kejvinën. Nuk dua të bie në atë nivel. Kjo është e gjitha.

Si mund të thotë ajo reagoi në mënyrë të mirë. Si mund të pranosh dhunën, si mund të pranosh shpullat? Është e drejtë që unë të reagoj dhe të shpërthej? Jemi në emision televiziv. Më sheh mami dhe babi dhe vëllai. Kam frikë. Nuk dua të lë skena të tjera në televizion. Më shantazhon, më thotë ti çfarë ke me Kristin, të pëlqen Kristi ty? I thashë më fal, çfarë po thua moj Kejvina dhe nuk e zgjata.

Nuk dua t’ia prish asnjeriu. Kur e pashë atë Tean që m’u sul. Unë nuk ia bëj një njeriu atë. Më duket sikur nuk përkas këtu. Të qash je e dobët, të mos kthesh fjalë je e dobët. I bie që të gjithë të bëjmë shfaqje duke u zënë dhe dukë bërtitur”, tha ajo.

Në përfundim të gjyqit, Bjordi shpalli fajtor Luizin ndërkohë që Kejvina shpërtheu në ofendime të ashpra ndaj këngëtarit duke thënë se ai nuk meriton të marrë frymë. Nga ana tjetër ky i fundit nuk u përgjigj për asnjë moment.