Edin Dzeko, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, foli për “Inter Tv” pas suksesit në finalen e Superkupës ndaj Milanit.

“Jam i emocionuar, i lodhur, por shumë i lumtur, sepse fituam një tjetër kupë. E luajtëm jashtë shtëpiseë dhe kundër rivalëve tanë, kjo na jep edhe më shumë kënaqësi.”

Sa i rëndësishëm është fitimi i këtij trofeu dhe sa mund të shërbejë si një shtysë për sezonin?

“Sigurisht që mund të na japë edhe më shumë besim dhe energji. Ne fituam vitin e kaluar, erdhëm këtu për t’u përgatitur shumë mirë për ndeshjen. E dinim që Milani është një ekip i rrezikshëm, por djemtë tanë ishin të mrekullueshëm, fitorja është shumë e merituar”, është shprehur Dzeko.