Detaje të reja në lidhje me çështjen “Alves” ku ish-mbrojtësi i Barcelonës duket se është në pozitë gjithmonë e më të vështirë. I arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual në një diskotekë të Barcelonës ndaj një 23-vjeçareje, që prej jave ai ndodhet pas hekurave në pritje të gjykimit.

Mediat spanjolle nxjerrin fakte të reja që gozhdojnë mbrojtësin. Sipas tyre, Dani Alves dhe vajza që ka bërë denoncimin, qënduan në tualetin e lokalit për plot 16 minuta, ndërsa një prej dëshmitarëve ka deklaruar se ajo doli duke qarë.

“Po e pyestja vazhdimisht se çfarë kishte ndodhur, por ajo ishte në gjendje shumë të turbullt”, thekson dëshmitari.

E përditshmja “El Periódico” zbulon gjithashtu një detaj interesant.

“Dani Alves pasi doli nga tualeti, u ndal në banakun e lkalit dhe kërkoi një pije. Pasi e konsumoi me qetësi, u largua. Ai kaloi përpara vajzës që po qante duke e injoruar tërësisht”.