Kryetarja e komisionit të Ligjeve, deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar ne Facebook pas fjales ne Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Duke bashkengjitur fjalimin e saj qe mbeshtet Kosoven, ajo shkruan:

Gjatë fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në debatin e sotëm për tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Ku vura theksin, ndër të tjera, te roli domethënës që luan Shqipëria për paqen dhe stabilitetin nĕ rajonin e Balkanit Perëndimor, se Kosova duhet vlerësuar për politikën e saj proevropiane, duke u bashkuar me botën demokratike në sanksionet ndaj Rusisë, si dhe duke treguar vullnet për dialog dhe kompromis si dhe u bëra thirrje kolegëve anëtarë të Asamblesë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk mund të mbahet më pezull, pasi kanë kaluar 8 muaj që kur Kosova paraqiti aplikimin për anëtarësim. Komiteti i Ministrave duhet ta sjellë pa vonesë çështjen në Asamble, dhe ne të bëjmë punën tonë menjëherë, me qëllim që qytetarët e Kosovës të gëzojnë mbrojtjen nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës!

Fjala e plotë:

Te dashur kolege,
Duke ardhur nga Ballkani Perëndimor, besoj se është një argument legjitim të thuhet se Shqipëria është ndër vendet më të interesuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon – pra ndër më të shqetësuarat kur bëhet fjalë për rritjen e tensioneve veçanërisht mes Serbisë dhe Kosoves. Ne e kemi dëshmuar këtë duke inkurajuar një bashkëpunim më thelbësor rajonal dhe duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dispozicion për të afruar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një bashkëpunim më të mirë ekonomik, social dhe politik. Nga ana tjetër i ftoj të gjithë kolegët të shikojnë ngjarjet e fundit bazuar në një ekuacion të thjeshtë. Pse Kosova do të dëshironte ndonjëherë të nxiste tensionin kur, me një shembull të admirueshëm, po tregon se sa është në favor të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Si, në mënyrën më të fortë të mundshme, po dënon agresionin rus kundër Ukrainës dhe po i bashkohet me shpejtësi sanksioneve të vendosura nga bota demokratike ndaj Rusisë; sa konstruktive ka qenë në synimet e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë duke marrë masa në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe duke treguar gatishmëri për kompromis, përfshi kartat e identitetit, targat e automjeteve dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër po bën të kundërtën, duke rrezikuar progresin e arritur. Kolegë, më lejoni të kujtoj këtu se është një paradoks të argumentosh dhe të gjykosh një vend sovran qê kërkon kaq pak – thjesht gjëra bazike që qytetarët e tyre të mos zhgënjehen dhe të mos ndalen në kufij sikur vijnë nga hëna dhe jo nga zemra e kontinentit tonë.

Falënderoj Asamblenë që e vendosi këtë çështje për të diskutuar mbi shqetësimet për tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por do ta ftoja Këshillin e Evropës që të ndjekë një qasje të harmonizuar kur bëhet fjalë për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje nga njëra anë dhe të mbajmë në sirtar për më shumë se 8 muaj një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë Asamble. Kosova i ka bërë Këshillit të Evropës në maj të vitit të kaluar një pyetje të thjeshtë – që është: *A janë qytetarët e Kosovës të kualifikuar për të merituar shërbimet e kësaj organizate apo jo?**

Ju lutemi jepuni atyre një përgjigje. Ti japim nje përgjigje! Ky është shqetësimi kryesor, sepse sa më gjatë të mbahet Kosova te dera dhe të mos lejohet të hyjë në strukturat tona demokratike, aq më të mëdha do të jenë mundësitë që aktorët e tretë të tipit “Wagner Groups” të rrezikojnë stabilitetin e rajonit tonë. Ne nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësive tona duke u treguar qytetarëve tanë në Evropë se na intereson dialogu duke organizuar një debat për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe t’u fshehim të njëjtëve qytetarë që Kosova ka 8 muaj që pret përgjigjen nga Këshilli i Evropës, e gatshme për të përqafuar dhe promovuar vlerat për të cilat luftojmë çdo ditë. Prandaj e inkurajoj Komitetin e Ministrave që ta sjellë në Asamble kërkesën e Kosovës për anëtarësim në mënyrë që ne të fillojmë punën tonë dhe ta bëjmë punën tonë pa vonesë. Faleminderit!