Çdo shenjë ka karakteristikat e veta të mirëpërcaktuara dhe po ashtu secila ka një marrëdhënie të caktuar me paratë. Të gjithë do të donim të ishim të pasur, por ndoshta disa prej nesh duhet të punojnë shumë për të fituar më shumë, e kurse disa të tjerë i fitojnë pa bërë shumë sakrifica. Bëhu gati për të mësuar se predispozita për t`u bërë i pasur varet edhe nga shenja zodiakale, përpos gjithë të tjerave.

Dashi, forca për të qenë të pasur

Ju jeni një shenjë e fortë. Dashi shpesh ka një etje për sukses që kthehet më pas në pasuri. Marrja e parave për ju është një mënyrë për të treguar se sa të aftë jeni.

Demi, kënaqësi nga pasuria

Demi është shumë i dhënë pas kënaqësive të jetës, ushqimit të mirë, verës së mirë, seksit të mirë … Dhe për të marrë të gjitha këto kënaqësi të jetës mund të jenë shumë të dobishme, paratë. Ndaj Demi kërkon më shumë. Është mesatarisht konkurues e luftarak. Nëse arrin aq sa donte, ndalon së kërkuari më shumë dhe vazhdon të shijojë kënaqësitë e jetës.

Binjakët, potencialisht të pasur

I zgjuar dhe i shoqërueshëm, mund të jetë një nga shenjat më të pasura, sepse di të shfrytëzojë këto dy cilësi. Me inteligjencë ndërton marrëdhënie të mira. Shfrytëzon mundësitë. Dhe e bën këtë me entuziazëm të madh, veçanërisht nëse ka disa sfida për të arritur.

Gaforrja, të jetë i pasur nuk është prioritet

Potencialin e ka, por i mungon dëshira. Dëshirojnë të kenë një portofol të mjaftueshëm për pazare të pakufizuara, por di edhe se si të përshtatet me pak. Është një shenjë shumë bujare që tenton t’i ndajë pasuritë me miqtë më të mirë dhe me dashurinë, prandaj shpesh nuk ka pasuri të mjaftueshme.

Luani, pasurinë që meriton

Potenciali është i lartë: kjo shenjë zodiakale mund të jetë e pasur, ndoshta jo shumë e pasur. Një Luan nuk pranon asgjë në jetë që është më pak se ajo që meriton. Nëse mendon se e meriton një pagë më të lartë, Luani do të bëjë gjithçka për ta marrë atë. Krenaria e tij që do ta bëjë atë të pasur.

Virgjëresha, disiplinë për t’u bërë e pasur

Virgjëresha është shenja më e dhënë pas përsosmërisë. Përsosmëria është qëllimi i saj. Këto karakteristika e bëjnë atë një nga shenjat më të predispozuara për pasuri dhe sukses. Virgjëresha nuk ndalet për të marrë atë që meriton.

Peshorja, pasurinë e arrin me dashamirësi

Kjo shenjë është e dhënë pas harmonisë dhe e arrin pasurinë dhe suksesin përmes mirësisë së gjesteve. Peshorja e di se si të sillet me të tjerët. Nuk është aggressive dhe i bën të tjerët të ndihen mirë. Bërja e parave për Peshoren është e rëndësishme, por jo në kurriz të harmonisë. Ajo dëshiron që të gjithë njerëzit rreth saj të jenë mirë.

Akrepi, pasuri të arritur pa gënjyer

Akrepi nuk përbuz pasurinë dhe suksesin, por kurrë nuk do t’i arrijë ato me gënjeshtra dhe me mjete të pandershme. Nëse mund të bëhet i pasur dhe i suksesshëm duke rrezikuar të lëndojë dikë, nuk e bën. Ai nuk i do paratë në kurriz të të tjerëve.

Shigjetari, suksesi është kur bën atë që do

Shigjetari nuk mund të bëhet i pasur. Vlerëson familjen, shëndetin, udhëtimet. Ka prioritete të tjera në jetë, më shumë se sa të bëjë para.

Bricjapi, i përkushtuar ndaj pasurisë

Nëse ka një shenjë që mund të jetë me të vërtetë e pasur, kjo është Bricjapi. Inteligjente, rezistente korrekte dhe e dedikuar për punë, suksesi dhe pasuria janë ndër prioritetet e saj.

Ujori, lindin biznesmenë

Ka ide për të shitur. Ka aftësi për të konceptuar ide që e bëjnë të suksesshëm. Mund të jetë biznesmen shumë i mirë. Nëse bën biznes, mund të shndërrohet në makinë parash.

Peshqit, aksidentalisht i pasur

Peshqit mund ta kenë pasurinë pa e kërkuar atë. Ka potencial të madh për të bërë para, por nuk e bëjnë se duan të bëjnë një jetë të rehatshme. Është shenjë me intuitë. Me pak dëshirë mund të bëjë shumë para.