Natyra apo Dora e Zotit është e mahnitshme. Banorët e një shtëpie në Derbyshire në Britani kanë filmuar çastet kur një dhelpër ne bahçen e tyre po lëvizte për të kërkuar ushqim.

Ajo që e bën çastin të rrallë është shkathtësia që lëviz dhelpra me vetëm dy këmbë. Phil dhe Jane Carter që realizuan videon, thanë se dhelpra vjen shpesh, pasi ata lënë ushqime jashtë për kafshë të ndryshme.

Ekspertët besojnë se kafsha ka të ngjarë të jetë me aftësi të kufizuara që nga lindja dhe të jetë ushqyer që në krye të herës nga njerëzit.

Fuqinë e natyrës e tregon edhe gjelbërimi dhe kafshët që gjallojnë sot në Çernobil, ku ndodhi një nga katastrofat më të mëdha nukleare në botë.