Nëse e quajnë “Loco” do të ketë një arsye. Fjalët e tij nuk janë kurrë të banale dhe madje edhe mënyra e ekspozimit të tyre shpesh rezulton e tepruar.

Po flasim për ish-portierin Hugo Gatti, i cili u rikthye të flasë në El Chiringuito TV në lidhje me Kupën e Botës të fituar nga Argjentina në Katar.

Ish-lojtari i Albiceleste nënvizoi se kush ishte, për të, lojtari i vërtetë vendimtar i turneut. Nëse shumë e konsiderojnë Lionel Messin si më të mirin dhe më vendimtarin, ky nuk është rasti për Gatti-n.

“Jo, Messi nuk ishte vendimtar dhe i domosdoshëm. Emiliano Martinez ishte”, ka qenë deklarata e Gatti-t, duke shkaktuar jo pak diskutime në studion e transmetimit.

“Unë them se El Dibu ishte themelor: ai priti gjithçka, madje edhe penalltitë. Edhe në minutën e fundit të ndeshjeve të ndryshme ai bëri pritje të shkëlqyera. Prandaj them se ai ishte vendimtar dhe jo Messi”.

Si të mos mjaftonte kjo, ish-portieri shtoi: “Do të them më shumë. Në sulm, Di Maria bëri diferencën më shumë se Messi dhe për më tepër duke luajtur për të”.