Dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregojnë se ish-zyrtari i lartë të FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua në Nju Jork rezulton në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Kjo kompani ka aksioner Shefqet Dizdarin me 25% të aksioneve, Agron Neza ose Agron Nezaj me 25% të aksioneve dhe ish zyrtarin e FBI me 25% të aksioneve dhe shtetas tjetër amerikan. Kjo kompani kishte si objekt veprimtarie Konsulencë juridike dhe studio avokatie.
Organizim dhe kryerje të shërbimeve, të ndihmës juridike të shtetasve. Me xhiro vjetore që kapte shifrën e 140 milion lekë në vit.

Aktualisht kjo kompani ka kaluar në statusin pasiv që prej datës 24.10.2019, me vendim të asamblesë së ortakëve, u vendos: Pushim i Përkohshëm i Aktivitetit. Statusi i Shoqërisë kalon nga “Aktiv” në “Pezulluar”.
Ortaket e ish-zyrtarit amerikan janë Shefqet Dizdari me 25 përqind ai është nga Tropoja dhe, ka vetëm një kontratë të vitit 2010 të cilën e ka “firmosur” Berisha në fushën e naftës, për këtë kompani i ka ndryshuar emrin çdo 10 vite.
Agron Nezaj është aksioner me 25% është sot personi që i ka dhënë McGonigal 80 mijë dollarë në parkingun e një restoranti në Nju Jork, si dhe e ka shoqëruar ish-zyrtarin e FBI-së në vizitat e tij në Tiranë por edhe në Tropojë aty ku agjentit të FBI i është akoduar me titull qytetar nderi.