29 janari është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për partitë që të dorëzojnë propozimet për komisionerët e ZAZ-ve.

Në bazë të vendimmarrjeve të mëparshme, por edhe përfaqësuesit ligjor që njihet në KQZ, e drejta për të çuar emrat e anëtarëve të KZAZ-ve, i takon Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Por edhe pse komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur i qartë se do të njohë si PD vetëm atë që njeh gjykata dhe rezulton e regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Partive, Partia Demokratike e Sali Berishës nuk do të dorëzohet lehtë.

– Advertisement –
Mësohet se gjatë kësaj jave, pritet që propozime për anëtarë të KZAZ-ve do të dorëzojë të dyja grupimet si ata që drejtohen nga Berisha, por edhe ata që drejtohen Alibeaj.

Kjo pritet të jetë vetëm përballja e parë, pasi deri më 6 mars kur është afati i fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e 14 majit, do të ketë sërish përplasje juridike në Gjykata dhe KQZ mes dy grupimeve në Partinë Demokratike.

Këto zhvillime vijnë në një kohë që ende nuk ka një datë shqyrtimi në Gjykatën e Apelit për padinë mbi statutin dhe vulën e Partisë Demokratike. E vetmja çështje që është zgjidhur është ajo e regjistrimit të Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, nga i cili grupimi i Alibeajt është përkohësisht, me padinë që pas 4 shtyrjesh, u pushua nga Gjykata e Apelit.