Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e cilëson Belind Këlliçin si lëpirës. Gjatë një debati me Evi Kokalarin në Facebook, Elezi shkruan se Belind Këliçi po e ndërton karrierën e tij me lëpirje.
“Kur ngrinim zërin për procesin (si në rastin e zgjedhjeve në kongres) dhe nuk pranonim të ishim pjesë e farsitetit demokratik, jo vetëm s’na dolët në krah, por hodhet aludime të turpshme.
Së pari kërko falje publike për ata që kanë luftuar për të mbrojtur proceset dhe s’duan ta ndërtojnë karrierën si Belinderat me lëpirje”, shkruan Ibsen Elezi, që më herët ka qenë dhe kryetar i Partisë Demokratike në Kukës.
Belind Këlliçi cilësohet në PD si i caktuari i Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, çka ngjalli zemërim dhe përçarje mes kandidatëve në garën e primareve.