Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, beson se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë në Evropë.

Kujtojmë se një muaj më parë, Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratë me Al-Nassr. Marrëveshja e punës është për dy vjet e gjysmë.

“Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij me Al Nassr. Ai do të kthehet në Evropë”, tha Garcia, për talkSPORT.

37-vjeçari Cristiano Ronaldo ka luajtur tashmë dy ndeshje për Al-Nassr. Në të dyja rastet, sulmuesi yll kaloi 90 minuta në fushë. Megjithatë, Ronaldo nuk u shënuar ende.