Çështja e pagesave, -15 pikë në renditje dhe e ardhmja totalisht e paqartë, pritet të ketë një efekt shumë të madhe në projektin sportiv të Juves. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” presin me ankth vendimin që pritet të marrë UEFA, do të luajnë apo jo në Champions, gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen fillimisht.

Në rast se Juve nuk arrin të luaj në Champions, për një arsye apo për një tjetër, ky përfundim pritet të ketë një imapkt të madh në të ardhmen e disa titullarëve.

Di Maria
Është e sigurt që Di Maria dhe Rabiot po luajnë muajt e tyre të fundit në Torino, kualifikohen apo jo në Champions, të dy kanë bërë gati “valixhet”. Në dyshim të fortë është edhe Federico Chiesa, i kërkuar nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane, Real Madrid vijon ta ketë në majën e listës së dëshirave.

Vlahovic
Një tjetër titullar që mund të largohet pa Champions është edhe Dusan Vlahovic. Sipas mediave serbe, sulmuesi po ndiqet nga Barcelona, me drejtuesit e klubit blaugrana që janë të gatshëm të investojnë afro 80 milionë euro për ta transferuar në “Camp Nou”. Vlahovic është një emër që pëlqehet shumë edhe në Premier League, me Chelsea-n që qëndron në krye.