Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha pritet të hyjnë në zgjedhjet lokale me një koalicion prej 6 partish, përfshi edhe aleatë të dikurshëm të Sali Berishës.

Spahiu tregoi se shumë shpejt pritet të shpallet koalicioni me të cilin Basha dhe Alibeaj do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ku përfshihet edhe LZHK e Dash Shehit dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

“Nëse Basha hyn në zgjedhje me logon dhe vulën e partisë Berisha nuk fiton asnjë bashki. Sipas të dhëna, 6 parti aleate mund të hyjnë me Bashën në zgjedhje; Thurja, partia e Dashamir Shehit, partia e Patozi, partia çame e Shpëtim Idrizit mund të jenë koalicioni i ri dhe i madh që di të pretendojnë për disa bashki. Nëse realizohet ky koalicion që është në prag të shpalljes, do marrin edhe komisionerët në KQZ. Berishës i mbetet vetëm Meta dhe partia greke. Berisha rrezikon asgjësimin politik. Nëse shpallet koalicioni i Bashës me 5 parti është potenciale që Berisha dhe Meta të bëhen lëvizja e tretë në vend dhe s’do marrë asnjë bashki”, tha Spahiu.