Nuk kishte ndeshje. Asnjë ngjyrë. Ishte si një garë makinash mes një Ferrari dhe një Twingo. Ferrari u ngrit sapo u lëshua vërshëllima fillestare dhe Twingo bëri ç’të mundej, madje arriti ta korrigjonte rezultatin me një gol të minutës së fundit nga Benzema, që mund të ishte anuluar edhe për pozicion jashtë loje të Nachos, por nuk ishte një çështje për të bërë “dru zjarri” nga pema e rënë.

Me pak fjalë, keq, shumë keq. Madje Real Madridi nuk e mori vesh sa dobët ishte. As Ancelotti. Çfarë kuptimi ka të luash me Modric dhe katër mesfushorë nëse nuk do ta kesh topin gjatë gjithë lojës? Dhe nuk është se ishte faji i kroatit, sigurisht.

Kalvari filloi me një gabim të Rudiger, ngjashëm me atë të Mendy kundër Villarrealit, që nënkuptonte disavantazhin 1-0. Çuditërisht, Mendy bëri një lojë të shkëlqyeshme (me rezultatin 0-0) nga krahu, me një top të matur në zonë që Benzema ishte gati ta fuste në rrjetë.

Prej aty, pra nga goli kundër, Real Madridit u errësua. Mbrojtja, edhe një herë nuk funksionoi. Jo Militao. Në pjesën e dytë Nacho duhej të dilte dhe gjërat u përmirësuan pavarësisht se luante në krah, edhe pse deri atëherë të tjerët ishin në atë që ishin, pra përgatiteshin për foton zyrtare me trofeun të mbajtur lart.

Zëvendësimet nuk funksionuan as këtë herë. Rodrygo u lodh shpejt duke bredhur në krahun e djathtë dhe shkoi në qendër, nga ku lëshoi ​​një goditje të shkëlqyer, së cilës Ter Stegen iu përgjigj me një pritje të madhe.

Me pak fjalë, Ferrari arriti në vijën e finishit shumë më herët se Twingo. Normale. Real Madridi nuk është në “xhiro” të plota në janar. Të presim e të shohim nëse më e keqja nuk ka ardhur ende…