Manipulime i quan ish-Kryeministri Sali Berisha disa publikime të fundit në media, ku pretendohet se bëhet fjalë për një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit.

Berisha thotë se aty nuk ka audio fare por bëhet fjalë për ‘tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim’.

“U takon mediave ta thonë të vërtetën e atij manipulimi, nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që nuk ekziston audio. Dëshmoi qartësisht se është manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është krijesë e Ardi Veliut. Një nga ngjarjet më tragjike, marrje e pushtetit me dhunë, grusht shteti. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi hetime.

Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të shkonte në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale si organizator i dhunës në atë protestë. Hetimet u bënë nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, me një prani të rëndësishme ndërkombëtare.

Rama i solli protestuesit ‘si mish për top’. Natyrisht ngjarja është tragjike dhe familjarë kanë ngushëllimet e mia. Manipulimi që përdor Edi Rama edhe për atë që i solli si ‘mish për top’ është makabritet”, tha Sali Berisha.