Ivan Zazzaroni shkruan në “Corriere dello Sport”: “Napoli-Juve, çfarë diference! Vendosi ndërgjegjësimi”. Gazetari i njohur italian ka komentuar fitoren 5-1 të bluve ndaj bardhezinjve, ku “diferenca ishte mbresëlënëse”:

“Napoli i madh (‘titullin e meriton ta marrë tashmë, qysh sot’), i tërhequr përpara nga një super Osimhen, i mbështetur megjithatë nga më të mirët Kvara, Lobotka dhe Kim. Juve ka ekzistuar për rreth njëzet minuta gjithsej. Këtë herë nuk do ta bëja çështje individualiteti të munguar.

Skuadra e Spallettit hyri në fushë për të fituar, e Allegrit për të marrë në shtëpi të paktën një pikë. Ndërgjegjësimet e ndryshme vendosën, stabiliteti ka pushtuar napolin karshi pasigurisë së një sezoni të komplikuar dhe pjesërisht të gabuar të bardhezinjve”.

“Vendimet e arbitrit ishin gjithmonë të saktë”. Kështu titullohet analiza mbi gjykimin e ndeshjes nga Paolo Casarin, ish-arbitër, tani komentator në faqet e “Corriere della Sera”: “Dhjetë minuta pa ndërhyrjet e Doverit. Ai vazhdoi t’i binte bilbilit pak, edhe me miratimin e lojtarëve që nuk protestuan kurrë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, ndeshja do të nxehej. Edhe Doveri ishte gati ta ndryshonte kursin: e verdhë për Danilon dhe një bashkëpunëtor në pankinën e Napolit. Pjesa e dytë nisi me vitalitet teknik të ripërtërirë nga Napoli dhe disa momente konfuzioni.

Rezultati final befasues për nga përmasat. Doveri u tregua i kujdesshëm në ruajtjen e një linje të saktë arbitrimi deri në fund. Edhe dy asistentët bënë mirë”.