Ky sezon i “Big Brother VIP” po komentohet shumë nga publiku si tejkalim i çdo kufiri etike dhe humanizmi.

Edhe vetë moderatorja i ka tërhequr vëmendjen banorëve për të kontrrolluar fjalorin, sharjet, gjykimet, bullizmin dhe temperamentin.

Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BBVA” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.

“Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?”, e pyet Kristi.

“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës”, i përgjigjet Amosi.

Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese.

Që prej të martës së kaluar, kanë ndodhur shumë situatat të pahijshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve.