Dani Alvesh kaloi natën e parë në qeli dhe në pritje të vendimit të gjykatësit do të duhet të bëjë ende durim. Ndërkohë që skuadra e tij
Pumas bëri me dije se kontrata me lojtarin nuk ekziston më pasi avokatët e kanë anuluar.

Dani Alves është arrestuar në Barcelonë (u kthye pasi dëshironte ti qëndronte pranë vjehrrës) me akuzën e ngacmimit seksual. Sipas “La Vanguardia” ish-mbrojtësi i Pumas është prezantuar dje në një vend ku nuk bëhet publik përballë Mossos d’Esquadra (policia katalanase) dhe prej aty është shoqëruar në komisariatin e lagjes Les Corts, ku ka dëshmuar duke mohuar gjithçka. Një patrullë policie më pas e ka shoqëruar në gjykatë ku një gjykatës pritet të vendosi masën për futbollistin.

Sipas policisë Alves është ndaluar pasi kundër tij ka ngirutr akuza për ngacmim seksual një grua e cila natën e 30 dhjetorit është afruar dhe më pas ngacmuar nga braziliani në ambientet e diskotekës “Sutton” në Barcelonë. Për këtë akuzë ligjet e shtetit spanjoll parashikojnë deri në 12 vite heqje lirie.

Për arrestimin e Alvesh foli sot në konferencë për shtyp edhe Xavi Hernandez. Në vigjilje të takimit që do të luajë nesër Barcelona përballë Getafe-s, Hernandes hoqi fokusin nga dueli për thënë: “E kam të vështirë të komentoj një situatë të tillë. Jam i surprizuar dhe i shokuar. Drejtësia do të bëjë punën e vet prandaj ne s’mund të futemi në këto argument. Ndihem shumë keq për Dani-n”.