Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median holandeze, ku ka folur për heqjen e barrikadave dhe grupet kriminale në veri të Kosovës.

Ai tha se për protestat në veri të Kosovës, serbët po niseshin me autobusë nga Serbia. Ai tha se kishte prova se personat e maskuar të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës, janë anëtarë të grupit rus ‘Ëanger’ të njohur si ‘Ujqërit e Natës’. Kurti tha se për personat e maskuar, kishte foto të cilat ii shin dorëzuar autoriteteve për të kryer hetimet e nevojshme.

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Ëagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën NRC, derisa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.

Përveç kontrabandës dhe krimit, Kurti ka thënë se thesari i shtetit është i prekur kryesisht nga fakti se askush në veriun e Kosovës nuk paguan për furnizimin me energji elektrike.

“Ne po vuajmë financiarisht për këtë. Ne i dhamë një licencë kompanisë së tyre të energjisë dhe bëmë një marrëveshje në qershor për ta zgjidhur këtë, por kjo nuk po zbatohet. Kaq kushton autonomia serbe. Autokratët e shohin bujarinë tonë si dobësi”- shtoi Kurti.