Dani Alves u arrestua nga “Mossos d’Esquadra”, Policia Katalanase. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së u kap në orët e fundit nga një makinë policie me akuzën se kishte ngacmuar një vajzë në një diskotekë të Barcelonës. Gjyqtari hetues ka urdhëruar arrestimin e brazilianit pa kusht.

Episodi dyshohet se ka ndodhur më 30 dhjetor, pra gjatë festave të Krishtlindjeve. Dani Alves, i denoncuar nga vajza më 2 janar, ishte dëgjuar tashmë në komisariat. Vajza e prekur, sipas asaj që u raportua, do të ishte objekt i përkëdheljes pa pëlqimin e Dani Alves. Vetë braziliani kishte mohuar menjëherë çdo akuzë në një video të publikuar nga programi televiziv ‘Y ahora Sonsoles’:

“Kam qenë në atë vend duke u argëtuar me njerëz të tjerë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej, të argëtohem, por pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Unë gjithmonë i respektoj ata që më rrethojnë. Më vjen shumë keq, por nuk e njoh këtë vajzën, nuk ia di emrin dhe nuk e kam parë kurrë në jetën time; nuk kam pushtuar asnjëherë hapësirën e dikujt pa leje, a doni ta bëj me një femër? Për hir të Zotit, jo”.

Problemi është se Pumas, skuadra meksikane që e punësoi pas përfundimit të përvojës së dytë me Barçën, vendosi të vepronte shpejt pas lajmit për arrestimin e tij. Presidenti i klubit universitar, Leopoldo Silva, njoftoi zyrtarisht përjashtimin e mbrojtësit brazilian:

“Kemi marrë vendimin për ndërprerjen e kontratës së punës me Daniel Alves, me shkaqe të arsyeshme. Me këtë vendim klubi ripërsërit angazhimin e tij për të mos toleruar asnjë veprim nga një anëtar i institucionit tonë që bie ndesh me frymën universitare dhe vlerat e tij. Club Universidad Nacional është një institucion që promovon respektin dhe sjelljen e integritetit, dinjitetit dhe profesionalizmit, brenda dhe jashtë fushës, nga lojtarët e tij. Ne jemi një model në shoqëri”.