Një automjet tip “Fiat” ka goditur dhe hedhur në hedhur në rrugë një 70-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I plagosuri ishte tregtar qumështi ambulant dhe, pas përplasjes bidonët e qumështi u shpërndanë nëpër rrugë.

I plagosuri Xhemil Bami është transportuar në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja drejt Spitalit Rajonal në Berat ,ndërkohë që drejtuesi i mjetit Dino Diko është shoqëruar në polici. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.