Një fenomen i veçantë atmosferik ka mahnitur qytetarët në qytetin Bursa në Turqi.

“Por a është një UFO?” pyetën shumë kalimtarë në qytetin Bursa të Turqisë. Natyrisht, nuk është një UFO, por një fenomen i veçantë atmosferik, i cili në zhargonin teknik quhet ‘Altocumulus lenticularis’.

Është një fenomen shumë i rrallë i cili krijohet pranë maleve. Një vizion sa i bukur aq edhe potencialisht shumë i rrezikshëm për avionët dhe për sportistët që hidhen me parashutë.

Këto lloj lëvizjesh ngjitëse dhe zbritëse janë një rrezik real për fluturimet që mund të destabilizohet nëse ka erë të fortë.