Loredana Zefi ka lajmëruar se do publikojë këngën e re që do jetë dedikim për të bijën, Hanën, dhe ka ndarë një pjesë të saj në TikTok. Ajo që mori vëmendje ishte një pjesë ku ajo thotë: “A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd?” Pjesë të cilën, Loredana e ka shkruar edhe në mbishkrimin e videos.

Kjo ka bërë që fansat të ngrenë dyshime se reperja po thumbon të atin e vajzës, Mozzik. Dyshja jo rrallëherë kanë përmendur njëri-tjetrin në këngët e tyre. Mozzik në “Të dua”, thotë mes të tjerash: “Hanë, edhe pak e di ki mem pyt pse me mamin na u ndam/Ka me kan ma mir une sen mos me than/ Se po tkallxova osht teper e ran”.

Ky postim i Loredanës vjen pak pasi ajo zbuloi një gjest të ëmbël të Mozzik për të. Në një postim në Instagram Stories, ishte Loredana ajo që postoi një dorë me një letër ku shkruhej “Loredana, Hana” teksa në sfond dukej Qabeja, ndërtesa në qendër të xhamisë më të rëndësishme të Islamit, Masjid al-Haram, e njohur si Xhamia e Madhe e Mekës. Kjo ndodhi në të njëjtat ditë që reperi ndodhej në Mekë për të bërë Umrenë, një pelegrinazh islamik.