Kiara Tito është padyshim personazhi më i ndjekur për momentin për shkak të afeksionit të Luiz Ejllit ndaj saj. Mirëpo një deklaratë e gazetares së njohur Desara Karaiskaj e cila u shpreh se dikush e pret jashtë.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi një nga miqtë më të mirë të Kiarës, stilisti Niko Komani. I ftuar në Fan Club ai tha se Kiara është beqare dhe shtoi se emra të tjerë do lidhen në të ardhmen me Kiarën sepse ajo është qendra e vëmendjes.

“Ne jemi 12 muaj me të, dhe nuk e di ku i del koha Kiarës për lidhje që i mban sekret dhe nuk na i tregon ne. Nuk habitem, pres emra të tjerë të dalin sepse Kiara është qendra e vëmendjes tani”- tha ai mes të tjerash.