Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë sot në një konferencë lidhur me protestën e 21 janarit.

Ngrihet pyetja ku është drejtësia. Cfarë bëhet me këtë krim? Po Rama, PS, ku janë? Ka plot njerëz që thonë se pushteti nuk e do dënimin. Por PS e Rama iu ka dhënë përgjigje me kohë këtyre pytjeve. Jemi në anën e drejtësisë” u shpreh Manja.

“12 vjet përshpirtje dhe përkujtim të dëshmorëve të Demokracisë, janë një kambanë ulëritëse për drejtësinë e re. 21 janari është krim shtetëror, akt terrorist i shtetit mbi qytetarët e tij. Kushdo që përpiqet ta justifikojë si lojë pusheteti kryen krim mbi drejtësinë” vijoi Manja.