Ronaldo Luís Nazário de Lima, ose i njohur ndryshe edhe si Fenomeni, mbahet mend si një nga futbollistët më të mirë në histori. Dëmtimet e penalizuan brazilianin që mund të kishte arritur shumë më shumë. Tashmë, i fokusuar në biznes ndërsa është edhe president i dy klubeve të futbollit si Real Valladolid në Spanjë e Cruzeiro në Brazil, Ronaldo na prezanton edhe me 11-tëshen e tij të ëndrrave. Në formacionin më të mirë të historisë sipas mendimit të tij, nuk ka vend për CR7 ndërsa në të bëjnë pjesë legjenda si Maradona apo Pele.

Kështu, në portë Ronaldo zgjedh Buffon për të vijuar më pas me krahun e djathtë aty ku preferohet Cafu. Qendra përbëhet nga dyshja italiane Maldini-Canavaro ndërsa në krahë të majtë, ka vend për Roberto Carlos. Në mesfushë bie në sy klasi i emrave të mëdhenj si Pirlo, Zidane e Maradona. Ndërkohë, treshja e sulmit sipas Fenomenit është e përbërë nga vetë ai, Messi dhe legjenda Pele.