Presidentja e Këshillit të Evropës Ursula von der Leyen në fjalën e saj pas samitit në Tiranë, tha se BE ka dhëne një pakete prej 1 miliardë euro për infrastrukturën dhe për energjinë. Von der Leyen nuk la pa komplimentuar kryeministrin Edi Rama për mbajtjen e samtit.

‘Ju jeni një mikpritës i shkëlqyer, ishte fantastike! Faleminderit shumë për fjalët tuaja. Më lejoni tju them që mbështetja jonë për rajonin vjen vërtetë nga zor. Më vjen mirë që do të bashkëpunojmë se bashku. Faleminderit shumë për këtë samit të mrekullueshëm fantastik. Ishte një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Një temë madhore është se ne dëshirojmë të përballemi me sfidat nga kjo luftë e tmerrshme. KE jep 1 miliard euro në grante si mbështetje të menjëhershme financiare. Janë mbështetje për infrastrukturën dhe për energjinë. Do të investohet në energjinë e rinovueshme. Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Kemi miratuar 6 projekte në sektorin energjetik.