Sali Berisha u godit me grusht fytyrës në momentin që po shkonte nga selia e PD-së për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohej protesta e opozitës.

Në videon e siguruar nga incidenti i sulmit, Ilir Meta shihet se ka ngritur duart në vetëmbrojtje, në momentin që Berisha është goditur nga Gert Shehu. Pasi goditi Berishën ai u neutralizua nga truprojat e kryedemokratit.

Shehu u dërgua në selinë e PD-së, ku shkoi edhe policia dhe ambulanca, të cilat morën autorin për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.