Në ceremoninë e hedhjes së themeleve për godinën e Teatrit të Ri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjeti rastin të falenderonte edhe kreun e Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, për oponencën që institucioni që ai drejton ka bërë lidhur me dëmtimin e rëndë që kishte pësuar ndër vite godina e vjetër e Teatrit Kombëtar.

“Dua të falenderoj Tan Shkrelin dhe Institutin e Ndërtimit për oponencën që i bënë Teatrit. Falë asaj oponence sot jemi me një projekt edhe më cilesor dhe në finale të gjithë qytetarët e Tiranës, shumica morale, e cila do që qyteti të ecë përpara dhe të mos ndalet në progres”, u shpreh Veliaj gjatë ceremonisë së hedhjes së themeleve të Teatrit të ri.