Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët, Ursula von der Leyen u shpreh se: Më lejoni të theksoj edhe këtë çështje në lidhje me rininë, e di Edi sa e rëndësishme është kjo çështje për ju. Projektet të cilat ju përmendët, dhe ju keni qenë i pari që donit që në këtë rajon të kishte më shumë shanse, më shumë mundësi për të rinjtë. Dhe ju keni qenë ai që na kërkuat për ta bërë nismën e universiteteve europiane këtu në Ballkanit Perëndimor.