Nga Arbana Xharra

O Albin Kurti boll na thure vargje, Kosova s’ka nevoje per poet ne krye te shtetit, por per nje dore te forte qe i mbron qytetaret e saj, e qe e forcon shtetin.
Paske ndjere keqardhje e dhimbje, po ti a je kryeminister a çka je??? Paske raportu per rastin sikurse nje gazetar i terenit.

Ti me qellim nuk je marre ne kete postim me sistemin e sigurise edhe te drejtesise e as me masat konkrete qe ti eshte dashte me tregu qe ke me i marre, sepse ti e din shume mire ku ke deshtu prej qe ke ardhe ne pushtet.

Pse nuk i shkarkon te gjithe ata qe po deshtojne te mbrojne grate, çikat e kategorite me te pa mbrojtuna te vendit. Sa muaj i harxhove kot me marreveshje per targa e ne fund u detyrove me leshu pe, se s’ke pase rruge tjeter e kete e ke dite shume mire qe nga fillimi. Apo ke blere kohe per me mbulu deshtimet tuaja e asnje progres te qeverise ne ate vend? Çka ke ba gjate kesaj kohe per me rrite sigurine per qytetaret brenda territorit ku ti e ke ne dore???Pse kaq lehte po kryhen vrasjet??

Qysh ka mundesi kryeministri i vendit me postu nje reagim ku nuk con asnje mesazh tek kriminelet e tek pergjegjesite e institucioneve qe kane deshtu te mbrojne viktimen qe ti paske ndjere keqardhje?!
Postimi yt eshte i gerditshem, iritues, manipulues.

Ti e ke minimalizu gjendjen e rende ne te cilen eshte vendi, duke permend vetem burrin e kesaj vrasje makabre, pa kerkuar llogari nga institucionet, pa i dhene asnje mesazh burrave tjere qe neser kane me i vra grate pa pike frike, pa iu premtu grave siguri, pa tregu cilat kane me qene masat tua konkrete si kryeminister. Ky status i yti eshte deshmi qe ne krye te shtetit eshte nje demagog mashtrues i pa afte me qeverise me vendin!