Bojken Lako është një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë kohët e fundit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai foli për gjithçka rreth jetës së tij, duke mos anashkaluar as dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhur këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe çdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të vërteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.

Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti.