Tite u përgjigjet kritikave: Nëse më duhet të kërcej
“Ata që na sulmojnë për këto festime nuk e njohin kulturën e Brazilit, mënyrën e brazilianëve, është pjesë e edukimit të fëmijëve tanë”. Trajneri i verdheartëve, Tite hedh poshtë të gjitha kritikat që ranë mbi të pas fazës së 16-shes me Zvicrën dhe premton më shumë ‘valle pëllumbash’ në rast të fitores ndaj Kroacisë në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar: “Nëse më duhet të kërcej sërish, do kërcej”, deklaroi ai, para se të shtonte se: “Unë u kam kërkuar vetëm të më fshehin (qesh)”.

“Historia ime thotë se unë kam qenë gjithmonë i respektueshëm për të gjithë – vazhdoi Tite në konferencën për shtyp – e bëra atë kërcim(me Richarlison) për një formë lidhjeje me brezat e rinj. Unë jam 61 vjeç dhe pothuajse të gjithë lojtarët në Brazil mund të jenë nipërit e mi”. Pastaj premtimi për të kërcyer përsëri, edhe nëse: “Herën e fundit m’u ngurtësua qafa, kam frikë se këtë herë do më bllokohet krahu”.

Fitorja ndaj Koresë iu kushtua Peles, kështu që trajneri padyshim ka një koment: “Ai është një frymëzim për të gjithë ne dhe shpresoj që të rikuperohet. Momenti i tij i vështirë ka bashkuar të gjithë tifozët në botë. Pelé është një shembull global i solidaritetit”.

Dhe së fundi për ndeshjen kundër Kroacisë (“Kanë cilësi teknike individuale dhe kolektive, janë shembull i qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes”), ndaj së cilës ndoshta do të mungojë ende lojtari i Juventusit, Alex Sandro: “Do të shohim në stërvitje, por tendenca është që nesër të mos luajë, sepse ai nuk ka bërë ende një punë të madhe. Më duhet të shoh se si do ta vlerësojë stafi mjekësor situatën e tij, ndryshe nga ajo e Neymar. Megjithatë, ne do ta vëzhgojmë atë”.

Prandaj, mbrojtja verdheartë duhet të jetë e njëjtë me atë që pamë kundër Koresë, me Eder Militao si mbrojtës i krahut të djathtë dhe Danilo ende në krahun e majtë në vend të shokut të tij të klubit: “Shpresoj që Alex Sandro të rikuperohet. Jam mirë. Jam në dispozicion, të luaj në mbrojtje kudo për mua është indiferente dhe e natyrshme”.