Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, si një masë paraprake e sigurisë.

Kjo vjen pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, si të dyshuar për organizim sulmesh ndaj zyrtarëve të KQZ-së e Policisë së Kosovës.