Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar së fundmi në lidhje me tensionet në veri të Kosovës me anë të një postimi në Twitter teksa ka bërë thirrje për protesta paqësore dhe demokratike, ndërsa shtoi se duhet të mbrojnë paqen.

“Të gjitha protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme më të rëndësishme për të gjithë, paqen”, shkroi ajo në Twitter.

Brnabic shkroi se “atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e percepton si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe të ndershëm, respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani”.