Nënkryetarja e PDK-së në Kosovë, Vlora Çitaku, ka folur para mediave, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, aty ku u caktua 23 prilli i vitit 2023 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Shtyrjen e datës së zgjedhjeve në veri të Kosovës, për më shumë se 4 muaj, Çitaku e ka quajtur dështim të Qeverisë.

“Nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale. E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosvoës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të facebookut” ka thënë Çitaku.