Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 82 testime, ndërsa 14 qytetarë janë shëruar. Fatmirërisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë.