Veç pensionistëve që do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit, edhe personat me aftësi të kufizuara do të përfitojnë shpërblim. Sipas vendimit të qeverisë, përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2022, në masën 3 000 Lekë.

Sipas vendimit të qeverisë përfitojnë shpërblim 3 mijë Lekë, familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; Familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë; invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe personat që kanë statusin e të verbrit.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 milionë Lekë dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022. Shpërblimi më të lartë , prej 6 mijë Lekësh, kanë personat që marrin pension invaliditeti. Kjo kategori pensionistësh, do marrin edhe bonusin e pensionistëve dhe të invaliditetin që shkon në total 110 mijë Lekë.

PËRFITOJNË SHPËRBLIM 3 MIJË LEKË

-Familjet me ndihmë ekonomike

-Familjet të cilat kanë anëtarë me aftësi të kufizuara

-Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik

-Personat që kanë statusin e të verbrit