Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se një 53-vjeçare ka rrahur motrën, mbesën dhe kunatën. Si pasojë, ajo është arrestuar nga policia për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.