Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se Samiti BE-Ballkani Perëndimor më mirë të mbahej mes protestuesve, pasi sipas tij atje liberët e BE-së do të ishin më të sigurt.

Përmes një lidhjeje me News 24, Balliu tha se protesta e nësërme do të shpalosë para syve të gjithë Europës disa të vërteta në Shqipëri, pasi sipas tij, lidërët e BE-së janë të dezinformuar përmes lobingjeve të Ramës.

Ai tregoi edhe mënyrën e zhvillit të protestës, ku tha se si risi do të jenë fjalimet sensibilizuese në gjuhë të huaj.

“Ka thyer rekordin Guinnes për çmimin e dnërtimit të rrugëve. 30 milion euro kilometri në Unazë. Ske nevojë të bësh më analiza kur ke faktet aty. Ka një frikë edhe tek qytetarët, edhe tek punonjësit e administratës. Rama riktheu Sigurimin e Shtetit me patronazhistët, të cilët vëzhgojnë qytetarët. Sa më i lidhur të jesh këtu me krimin, aq më lartë ngjitesh në hierarki. Këto sheshe që mbushen dhe këto aksione që bëhen tregojnë se frika po bien ga protestat e njëpasnjëshme. Rama është kërcënim për qytetarin e thjeshtë. Rama është bekim vetëm për Vuçiçin dhe kriminelët. Për këto arsye janë larguar qytetarët. Sepse janë kërcënuar edhe për ujin. Po është histori e vërtetë në Tiranë. Gruaja kishte 6 muaj pa ujë. Zonja lahej te shtëpia e çunit dhe nuk e denonconte nga frika. Populli është si ariu në gjumë.

Po u zgjua të merr para. Rama bën krime ndaj shtetit dhe qytetarëve. Rama rri në pushtet sepse ne merremi me njëri-tjetrin. Largimi i tij është në interes kombëtar. Çdo ditë në mëngjes duhet të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë për të rrëzuar kërë horr, këtë bandit. Asgjë nuk do t’i ndalë njerëzit që të dalin në shesh. Kjo është protest e të vërtetës. Të përçojmë mesazhin në gjithë botën. Sepse lobimet e Ramës krijojnë në Europë dhe botë një fasadë tjetër. Në këtë rajon dy popuj ka. Është populli shqiptar dhe sllav. Më thoni ju mua nëse largohen shqiptarët, kush mbetet? Mbeten sllavët që mbështesin Putinin.

Edhe SHBA do e humbiste këtë rajon. Shqiptarët kanë 10 vite që nuk votojnë. Dalin Bajra, Avdylra dhe 100 lloje banditësh. Dhe për fat të keq është faji i qeverisë jo i qytetarëve. Çelajt e Elbasanit, kush janë ata para shtetit? Një hiç janë. Ai është aty sepse e lejon Rama. Samiti do të ishte mirë të bëhej mes protestuesve. Aty do të ishin më të mbrojtur. Kush do i mbrojë ata? Policia që shoqëronte Ervis Martinajn? Europianët duhet të dinë se çfarë bëhet me fondet që ata sjellin këtu, sepse shqiptarët spo marrin asnjë kacidhe. Kush mund t’I vjedhi tjetër taksat e BE-së që vijnë këtu? Vetëm Edi Rama. Do të ketë edhe fjalime në gjyhë të huaj veç banderolave.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe qytetarët duhet të vijnë më herët, edhe për shkak të sigurisë, pasi ne respektojmë protokollet e sigurisë. Për fatkeqësinë tonë thirrja “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” do të përsëritet sërish nesër. Ne nuk jemi as në shinat për të shkuar drejt rrugës së Europës. Ne do të respektojmë çdo normë të sigurisë, por jo provokime, jo ekzagjerime. Sepse ata janë shumë më të sigurt që ta bëjnë protestën mes qytetarëve. Protesta do të jetë në boulevard. Rëndësia e protestës do të jetë mesazhi i saj dhe e vërteta.”, u shpreh Balliu.