Tre javë pas arritjes së një marrëveshjeje me negociata të mundimshme që zgjatën 12 orë këngëtarja Shakira dhe futbollisti Piuqe i janë drejtuar sot gjykatës për ndarjen pas 11 vitesh martesë. Paraprakisht ata ranë dakord që këngëtarja të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në Miami, me fëmijët e tyre Milan dhe Sasha. Siç bën të ditur spanjollja ‘La Vanguardia’, të dy janë thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Barcelonës për të ratifikuar marrëveshjen. Përballja e sotme, mund të jetë takimi i tyre i fundit përpara se kolumbiania të shpërngulet në Shtetet e Bashkuara .
Pas nënshkrimi para gjyqtarit, hapi tjetër do të jetë vërtetimi i marrëveshjes në Miami, i cili në javët në vijim – edhe pse nuk dihet koha e saktë – do të bëhet shtëpia e re e të vegjëlve. Personat e afërt me ish-çiftin sigurojnë se ata janë në një grindje për datën e lëvizjes, pasi ndërsa Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona më 1 janar, Pique këmbëngul që fëmijët të kalojnë gjithë periudhën e pushimeve aty me familjen e tij. Në gjykatë janë marrë masa të pazakonta për të ruajtur diskrecionin si për padinë e ndarjes ashtu edhe për Marrëveshjn rregullatore mbi fëmijët. Aty do të kenë akses vetëm gjyqtari, avokati i Administratës së Drejtësisë dhe Prokurorisë Publike.