Shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës ka ftuar serbët në protestën më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar. Kjo protestë sipas shtabit do zhvillohet “për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

Thirrja për protestë vjen edhe se ata deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga mbështetja që i ka dhënë ambasadori Jorn Rohde kryeministrit Kurti.

Sipas tyre, Gjermania është kundër serbëve dhe po guxon më tepër seç duhet të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe sipas tyre po mban anën e terrorit dhe dhunës që dëshiron të provokojë kurti.

“Për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit, i cili bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada, si dhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe doli në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit, ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë dhe Metohi në protestën më të madhe publike ndonjëherë”, thuhet në njoftimin e Shtabit të krizës.

Shtabi thekson gjithashtu se nuk pajtohen me politikat e ndjekura nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pasi janë cënim i hapur i lirisë së serbëve që jetojnë e punojnë në atë vend prej vitesh.

“Njerëzit tanë, të përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona, do të mblidhen për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutimin dhe vrasjen, dhe se veriu i Kosovës dhe Metohisë nuk është as Gjermania, as prika e Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, e porositi prej Shtabit të krizës.