Për herë të parë Tirana do të presë krerët më të lartë të shtetit të Vendeve të bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat që gjithçka të jetë gati për të mikpritur këtë Samit të rëndësishëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet në kryeqytet. Flamujt e Bashkimit Europian dhe atij shqiptar si dhe fotot e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të thella në Europë në fusha të ndryshme janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

“Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë! Tirana është gati të presë Samitin historik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet për herë të parë në rajonin tonë. #Bashkë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!Samiti i BE-së në Tiranë, Veliaj publikon fotot: Mirë se vini në Kryeqytetin Europian të Rinisë!