Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotoalbum me momentet më të veçanta nga pritja e lidervëe të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Rama e ka konsideruar si një ngjarje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në facebook.

Ditën e djeshme, Rama priti liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e përbashkët të organizuar në Tiranë. Gjatë samitit, u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.