Nga ora 06:00 e mëngjesit nisi pezullimi i linjave urbane në Tiranë, pezullim që do të qendrojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës, vjen si një tjetër masë e shtuar për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e Bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.