Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes rrjeteve sociale, një ditë para ndeshjes së fundit të Portugalisë në Grupin H, kundër Koresë së Jugut.

37-vjeçari mes tjerash shkroi se nesër do të luajnë për të siguruar vendin e parë në grup, pasi kualifikimi në 1/8 e finales e ka siguruar tashmë, shkruan Gazeta Express.

“Kualifikimi është i garantuar por duam edhe vendin e parë. Nuk ka kufij për këtë ekip dhe as për qëllimet tona. Le të shkojmë për më shumë! Forca Portugali!”, shkroi ylli portugez në “Facebook”.

deshja mes Koresë dhe Jugut dhe Portugalisë do të zhvillohet të premten, nga ora 16:00.

Portugezët janë liderë në Grupin H me 6 pikë, Gana renditet e dyta me 3 pikë, kurse Koreja e Jugut është e treta me 1 pikë.

Edhe Uruguai si i fundit ka gjithashtu 1 pikë.