Portugalia fitoi 6-1 me Zvicrën duke marrë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, duke gjetur përballë Marokun. Në këtë 90 miutash, kapiteni i luzitanëve, Cristiano Ronaldo u la në stol për t’u aktivizuar 17 minuta në fund. Aludimeve nga mediet portugeze se ylli i sulmit kërkoi largimin nga ekipi pas vendimit të Santos i ka dhënë përgjigje federata e Portugalisë, duke treguar të kundërtë.

“Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo, në asnjë moment nuk ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja në Katar. Çdo ditë, Cristiano Ronaldo ndërton një histori unike në shërbim të kombëtares dhe duhet respektuar. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të tij u dëshmua sërish në fitoren ndaj Zvicrës, në fazën e 1/16 të Kupës së Botës 2022″, shkruhet në deklaratën e federatës portugeze.