Dhomat e Specializuara i kanë vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dy vendimet me rishikimin e masës së paraburgimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli, që akuzohen për krime lufte.

Institucioni që njihet në masë si Gjykata Speciale urdhëron shtyrjen e masës së paraburgimit për dy nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrotjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim atë.

Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023.

Thaci, Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin mbahen në paraburgim prej nëntorit të 2020-s.